“Përvetësimi” i projekteve të BE-së, Muharremi kritikon VV-në: Nuk është hera e parë, kjo s`është etike - NACIONALE

“Përvetësimi” i projekteve të BE-së, Muharremi kritikon VV-në: Nuk është hera e parë, kjo s`është etike

1 vit më parë

nga NACIONALE

Analisti Shenoll Muharremi ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për praktiken e përvetësimit të projekteve të Bashkimit të Bashkimit.

Ai ka vlerësuar paraqitja e projekteve të BE-së si projekte të Qeverisë nuk është etike.

Në profilin e tij në “Facebook”, Muharremi e ka shkruar se një gjë e tillë ndikon edh enë imazhin e Kosovës.

“Djem, ky nuk është një financim dhe punë e qeverisë. E kuptoj që është kohë zgjedhjesh, por nuk është hera e parë që përvetësohet investimi i tjerëve. Kjo është jo etike, tepër. Ju jeni zyre e komunikimit dhe ndoshta propagandës, por LVV besoj nuk janë hajna me ja përvetësu djersën dhe meritat e dikujt që të ndihmon. Mos ja merrni fytyrën partisë tuaj dhe Kosovës. Kur investon një mik i Kosovës, qytetarët tatimpagues të një vendi mik, ne duhet me qenë mirënjohës. Me ju thënë faleminderit dhe me tregu kush na ka ndihmu, jo me i mohu! Vet Kryeministri Albin Kurti ka deklaru sot se "..në Lugbunar, me rastin e nisjes së punimeve të projektit për modernizimin dhe përmirësimin e sistemit të ujitjes Radoniq-Dukagjin”, ka shkruar ai, duke kërkua nga partia në pushtet që të bëhet më serioze.

“Projekti ka vlerë 9.15 milionë euro, është i financuar nga Komisioni Evropian dhe zbatohet nga Banka Botërore." E kjo i bjen sikur me të ndihmu dikush, me ta ndërtu shtëpinë, e ti me thënë 'vet e kam ndërtu' mos me përmend fare atë që të ka ndihmu. Nëse e qesim vetën në vendin e atyre që na kanë ndihmu kishim me thënë 'nuk po ju ndihmojmë më këtyre, se nuk po ta dinë për ndër'. Të bëhemi më serioz ju lutem, Kosova nuk është pronë e një partie, por e njerëzve të saj. Askush nuk duhet me bë veprime që e cenojnë dobitë e tjerëve e shumicës”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme