Përurohet donacioni i kompanisë “Ecolog” për Spitalin Klinik të Tetovës - NACIONALE

Përurohet donacioni i kompanisë “Ecolog” për Spitalin Klinik të Tetovës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Pas nënshkrimit në muajin dhjetor 2023 të Memorandumit për Bashkëpunim mes Spitalit Klinik të Tetovës dhe kompanisë “Ecolog”, sot u përuruan repartet dhe ambientet e rinovuara të këtij spitali.

Falë donacionit nga kompania “Ecolog”, në krye me filantropin Lazim Destani, repartet e bllokut të sëmundjeve interne kanë marrë një pamje krejtësisht të re e moderne.

Rinovimi ka modernizuar plotësisht bllokun e mjekësisë së brendshme, duke përfshirë gjashtë fusha kryesore të bllokut internistik: pediatria, endikronologjia, psikiatria, reparti i sëmundjeve interne, kabinetet dhe laboratorët.

Pacientët tash e tutje do të kenë kushte moderne në këto reparte të këtij spitali.

Promovimi i donacionit është bërë në praninë e filantropit Lazim Destani, ministrit të Shëndetësisë Arben Taravari, drejtorit të Spitalit Klinik të Tetovës Agim Berisha, ish-drejtorit të këtij spitali Ilir Demiri, mjekëve dhe mysafirëve të tjerë.

Filantropi Lazim Destani tha se ky investim është bërë që edhe Spitali Klinik i Tetovës të marrë një pamje evropiane.

“Dua ta falënderoj iniciatorin e kësaj pune, ish-drejtorin Ilir Demiri, i cili na motivoi të bëjmë këtë investim. Ne afaristët gjithmonë kemi dëshirë të ndihmojmë, por dikush duhet të na motivojë të aktivizohemi në atë drejtim, ku është në të mirën e shoqërisë, në të mirën e njerëzve tanë. Më vjen mirë që me këtë investim janë krijuar kushte më të mira jo vetëm për pacientët, por edhe për personelin mjekësor. Do të doja ta shpreh vlerësimin tim ndaj gjithë atyre që karshi interesave më të gjera ose madhore bëhen bashkë duke i tejkaluar interesat e kampeve partiake, ashtu si në këtë rast”, tha Lazim Destani.

Artikull i sponsorizuar.

Lajme të ngjashme