Personat e panjohur thyejnë xhamat e zyrës së AAK-së në Istog
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha ka njoftuar se xhamat e zyrës së partisë së tij në Istog janë thyer nga persona të panjohur.
Berisha në një prononcim për Gazetën Nacionale e ka konfirmuar lajmin.
“Më kanë njoftuar më herët që është thyer xhami i zyrës, bash një ku ka qenë një fotografi. Kam pyetur se a ka pasë edhe thyerje të xhamave të tjerë, por kam dyshime se është thyer vetëm ajo dritare.” – ka thënë Berisha, duke shtuar se tashmë e kanë lajmëruar Policinë e Kosovës.

