Personi i zhdukur në Leposaviq gjendet i gjallë në zonën e Deçanit
Policia e Kosovës njoftoi se personi me inicialet M.S., i raportuar i zhdukur në Leposaviq më 28 prill, është gjetur sot në zonën e Deçanit nga njësitë patrulluese.
Familjarët kishin raportuar zhdukjen duke treguar se i njëjti kishte pasur herë pas here probleme psikike dhe se kontakti i fundit me të kishte ndodhur ndërsa ai ndodhej në Serbi.
Hetimet kishin konstatuar se M.S. kishte hyrë në Kosovë më 28 prill dhe kishte qëndruar në Manastirin e Deçanit, para se të largohej në drejtim të panjohur.
Gjendja e tij për momentin është stabile. Familjarët janë njoftuar.