Përplasje në komision, deputetja e AAK-së i thotë asaj të VV-së “a po shun mori” - NACIONALE

Përplasje në komision, deputetja e AAK-së i thotë asaj të VV-së “a po shun mori”

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albana Bytyqi dhe deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arjeta Fejza, janë përplasur në Komisionin për të Drejtat e Njeriut ku po diskutohej për peticionin e nënshkruar tё punëtorëve tё Radio Televisionit të Kosovës për dorëheqjen e kryetarit tё Bordit tё RTK-sё.

Fillimisht, Bytyqi e ka marrë fjalën duke parashtruar pyetje jashtë temës që ishte duke u diskutuar në këtë Komision.

Në këtë rast ka reaguar deputetja e VV-së Fejza, duke ia tërhequr vërejtja.

Pas fjalës së Fejzës ka reaguar ashpër deputetja Bytyqi duke i thënë që “ta mbyllë gojën”.

Oj ti, a po shun mori.” - tha Bytyqi.

Në këtë rast, Fejza ka thënë se deklarata e Bytyqit është e pa pranueshme që në Komisionin që është duke u diskutuar në lidhje me gjuhën thuhen këso fjalë.

E para “a po shun mori” e këto komente skandaloze i kthen në debat për gjuhen e cila është tema që na ka mbledhur sot.” – ka thënë Fejza.

E pyetjeve që iu parashtruan drejtorit të Bordit të RTK-së Besnik Boletini nga deputetja Albana Byqyqi nuk lejoi që të përgjigjet kryetarja e këtij Komisioni Duda Balje, pasi sipas saj, pyetjet kanë qenë jashtë teme.

Për shkak të kësaj deputetja Bytyqi edhe e lëshoi mbledhjen.

Lajme të ngjashme