Përplasja e Vetëvendosjes para kamerave, në kuvend
Një përplasje e kapur nga kamerat, ka ndodhur sot në Kuvendin e Kosovës, ku për protagonist ishin kryeminstri i vendit Albin Kurti, i kryesuesi i kuvendit Glauk Konjufca.
Aty nuk u dëgjua se cila ishte arsyeja e përplasjes. Por një përplasje tjetër, është kapur me zë e figurë. Në Gjilan, asambleisti Ismajl Kurteshi që vjen nga rradhët e VV-së, i drejtohet me fjalët “çu e liroje atë vend, nëse nuk i del zot”, Arianit Sadikut, kryesues i kuvendit në Gjilan.
Për arsyet e kësaj përplasje, Kurteshi ka folur për Gazetën Express, duke thënë se ai ka përvojë të madhe në kuvend, e se Sadiku nganjëherë nuk po i del zot karrigës ku është ulur.
“Ka qenë një reagim i imi si këshilltar komunal meqë rast kam kërkuar nga kryesuesi që ta respektojë rregulloren e punës të cilën ai shpeshherë përshkak të tolerancës që e ka bërë ndaj opozitës nuk e ka respektu rregulloren. Unë ia kam tërheqë vërejtjen disa herë, sot ia kam tërheqë vërejtjen pak më zëshëm sepse ishte vazhdim i seancës dhe meqenëse kam përvojë në punët e kuvendeve dhe e di se kur vazhdon seanca nuk ka aty ndërhyrje e diskutime jashtë rendit të ditës por e kam bërë me një ton pak më të lartë
“Edhe ajo ka qenë në vazhdën e asaj kur ia kam tërhequr vërejtjen kryesuesit disa herë që duhet të respektohet rregullorja sepse është obligim i kryesuesit dhe i neve të gjithëve dhe pas disa herëve që ia kam tërheqë vërejtjen dhe disa herë foltorja është keqpërdorë nga shefi i opozitës, kryesuesi vazhdimisht e ka toleru po e kam thënë edhe atë që ose respektoje ose liroje pozitën, kjo vlen për shumë njerëz në Kosovë, atij i kam hypë në qafë e kam veçu prej tjerëve që nuk i dalin zot punëve të tyre e që qëndrojnë në ato vende pune, nuk ka asgjë dramatike” ka thënë Kurteshi.
“Absolutisht s’ka të bëjë me Vetëvendosjen në Gjilan, ky ka qenë një debat mes një këshilltari komunal dhe kryesuesit të Kuvendit Komunal.