Përplasja e policisë me KFOR-in për urën, Peci: Ky do të ishte kulmi i një politike vetëvrasëse - NACIONALE

Përplasja e policisë me KFOR-in për urën, Peci: Ky do të ishte kulmi i një politike vetëvrasëse

1 vit më parë

nga NACIONALE

Drejtori i Institutit Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave (KIPRED), Lulzim Peci, ka komentuar paralajmërimet se hapja e urës së Ibrit mund të sjellë një përplasje në mes të Policisë dhe KFOR-it.

Në një intervistë për gazetën Nacionale, ai ka thënë se nuk pret që një gjë e tillë ndodh.

Sipas tij, kjo përplasje do të ishte kulmi i një politike vetëvrasëse për Kosovën.

“Jam i bindur që nuk do të vijmë në këtë pikë. Ky do të ishte kulmi i një politike vetëvrasëse të vendit tonë. Kjo do të nënkuptonte kthimin e administrimit ndërkombëtar në veri, dhe largimin e policisë nga ajo pjesë e vendit. Implikimet politike mund të jenë afatgjate dhe të paparashikuara për vendin tonë”, ka thënë Peci.

Lajme të ngjashme