përplasen në Egjipt, tetë të vdekur e 44 të lënduar
Tetë persona vdiqën dhe 44 të tjerë u lënduan në një aksident të enjten në provincën jugore të Egjiptit, Aswan.
Aksidenti ndodhi në mëngjesin e hershëm, kur një autobus u përplas me një kamion në autostradën që e lidh Aswan-in me Abu Simbel-in, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve.
Mijëra njerëz vdesin çdo vit në Egjipt nga aksidentet vdekjeprurëse në komunikacion, kryesisht për shkak të shpejtësisë, rrugëve në gjendje të keqe dhe zbatimit të dobët të ligjeve të trafikut.
Në janar, të paktën 16 persona vdiqën dhe 18 të tjerë u lënduan, kur një minibus u përplas me një autobus të transportit publik në Gadishullin Sinai.