Përparim Rama uron Krishtlindjet: Le ta ruajmë shembullin e bashkëjetesës fetare - NACIONALE

Përparim Rama uron Krishtlindjet: Le ta ruajmë shembullin e bashkëjetesës fetare

6 muaj më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka uruar festën e Krishtlindjeve.

“Shqiptarët kanë qenë gjithmonë shembull i bashkëjetesës fetare, ku besime të ndryshme jetojnë në harmoni, duke u bashkuar në vlera të përbashkëta dhe në dashurinë për atdheun. Le ta ruajmë dhe forcojmë këtë trashëgimi të çmuar, duke ndërtuar ura mirëkuptimi dhe solidariteti”, ka shkruar Rama.

Ai ka uruar që Krishtlindjet të sjellin paqe në çdo familje, shëndet, begati dhe më shumë dashuri mes nesh, pa dallim feje apo bindjeje.

“Gëzuar Krishtlindjet dhe qofshi gjithmonë të bashkuar në paqe e vëllazëri!”, ka shtuar Rama.

Lajme të ngjashme