Përparim Rama publikon kallëzimin penal kundër Muratit: Shihemi në Prokurori
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurori Hekuran Muratit.
Këtë e ka bërë publike vetë ai.
Postimi:
Hekuran Murati, shihemi në Prokurori!
Sinqerisht shpresoj që përgjigja jote ndaj institucioneve të drejtësisë të jetë më e përgjegjshme sesa ajo e kryetarit tënd të partisë, që ka një vit që nuk i përgjigjen thirrjeve zyrtare të prokurorisë!
Kjo e tregon mjaft mirë se si e trajtoni ju shtetin dhe qytetarët!
Hekuran, punëtorët dhe qytetarët e Kryeqytetit nuk duhet të mbesin pa paga e pa shërbime, vetëm sepse ju keni zgjedhur t’i përdorni për të shantazhuar opozitën!
Ju garantoj që ne do t’i përdorim të gjitha mjetet ligjore për të mbrojtur të drejtën e tyre!