Përparim Rama nën hetime nga Prokuroria Speciale, dyshohet se ia dha tenderin mikut të tij - NACIONALE

Përparim Rama nën hetime nga Prokuroria Speciale, dyshohet se ia dha tenderin mikut të tij

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, është nën dyshime për kurdisje të tenderit “ Themelimi i Shërbimit të Arkitektit të Kryeqytetit”, të hapur nga Komuna e Prishtinës.

Rasti tani është nën hetimet e Prokurorisë Speciale të Kosovës, lajmi është konfirmuar nga zëdhënësja e Prokurorisë Speciale të Kosovës, Liridona Kozmaqi, e cila tha se rasti është shumë i ndjeshëm dhe nuk mund të ofrojnë informacione tjera.

Hetimet kanë filluar me 4 qershor të këtij viti pas raportimeve për parregullësi, nga i cili doli fituese kompania e mikut të Ramës.

Nixha arriti të shpërblehet me tenderin 12 milionësh me dhjetëra dallavere në dokumentet me të cilat ka aplikuar, nën dyshime se Rama e kurdisi tenderin për ta fituar Nixha.

Kompania e Nixhës “Anarch” dhe “Ardi Ç”, e cila fitoi me emrin e njejtë të tenderit “Shërbimi i Arkitektit të Kryeqyetit”, ishin të pashpjegueshme ku sipas “Gjeokonsult&CO”, ata nuk kishin dorëzuar propozim financiar.

Lajme të ngjashme