Përparim Rama i bindur për fitoren në Prishtinë: “Do ta fitojmë pa balotazh” - NACIONALE

Përparim Rama i bindur për fitoren në Prishtinë: “Do ta fitojmë pa balotazh”

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryetari aktual i Prishtinës, Përparim Rama, ka shprehur bindjen e tij se do të sigurojë edhe një mandat në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Në një intervistë në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, Rama deklaroi se pret fitore që në raundin e parë, duke theksuar projektet e shumta të realizuara gjatë mandatit të tij.

“Besoj fuqishëm që ne do ta fitojmë Prishtinën pa balotazh sepse e kemi treguar që kemi bërë një numër të madh të projekteve në kryeqytet, faktikisht janë aq shumë saqë ne kemi përfshirë në një uebsajt, Prishtina.work, ku secili qytetar mundet me hy dhe me i pa projektet e mëdha në të gjitha sferat në kryeqytet. Lus qytetarët që të hynë t’i shohin, jo vetëm në zonat qendrore të Prishtinës por edhe në zonat periferike pra në zonat rurale, poashtu projekte të përfunduara dhe projekte në të cilat punohet. Pra të gjitha këto janë mundësi për qytetarët që të shkojnë dhe vetë të shohin punët e mëdha të cilat janë kryer në Prishtinë”, tha Rama.

Lajme të ngjashme