Përparim Rama fton të votohet Festim Kabashi i LDK-së me numër 41
Festim Kabashi ka marr mbështetje të rëndësishme në garën e të dielës për deputet në Kuvendin e Kosovës.
Kryetari i kryeqytetit Përparim Rama i ka dhënë mbështetje publike Kabashit, i cili në listën e kësaj partie mban numrin 41.
Në një postim në Facebook, Rama ka thënë se me Kabashin kanë bashkëpunuar në disa evente kulturore në kohën kur ai ishte drejtor në RTK.
“E njoh personalisht dhe kam pasur rastin të bashkëpunoj me të gjatë kohës sa ishte drejtor në RTK, në dy projekte të jashtëzakonshme artistike: koncertet memoriale "Thirrje për paqe" dhe "Rrno për me tregue". Festimi është punëtor i madh, detajist i përkushtuar dhe luftëtar i paepur për të vërtetën dhe të drejtën. Demokracia dhe fjala e lirë për të nuk janë slogane, por janë parime’ ka shkruar Rama.
Festim Kabashi ka lënë gazetarinë për t’iu bashkuar politikës para pak kohësh dhe në disa paraqitje publike ka premtuar se do të angazhohet për mbrotjen e demokracisë, lirisë së mediave, transparencës dhe llogaridhënies.