Përparim Rama e pyet të mbipushtetshmen e VV-së, Dejona Mihalin, “çka po bën në Kosovë?”
Dejona Mihali, kontrolluesja e deputetëve të Vetëvendosjes e investuar me pushtet brenda partisë nga Albin Kurti, tash “shënjestër” të radhës e ka bërë Përparim Ramën, kryetarin e Prishtinës, duke i përshkruar nënshtrim interesave biznesore.
Përparim Rama i reagoi me një shkrim duke e pyetur se çka po bën në Kosovë.
“Dejona Mihali a po i tregon shqiptarëve kush je ti dhe çka bën në Kosovë?!”, shkroi ai.