Përparim Rama e pret në takim Vasfije Krasniqin: Drejtësia është detyrë e përhershme
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, e ka pritur në takim Vasfije Krasniqin.
Ai ka thënë se drejtësia për krimet e luftës është detyrë e përhershme.
Postimi:
Mirëprita në Odën e Kryeqytetit Vasfije Krasniqin , një grua që është bërë simbol i forcës dhe guximit. Si një nga të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës, ajo ka ngritur zërin për shumë të tjera që ende presin drejtësi.
Prezenca e saj na rikujton se plagët e luftës nuk shërohen pa të vërtetën dhe pa drejtësinë. Me historinë dhe qëndresën e saj, Vasfije na fton të mos harrojmë, por të kujtojmë, jo vetëm për të kaluarën, por për të ardhmen që ndërtojmë bashkë.
Drejtësia dhe njohja e këtyre krimeve janë detyrë e përhershme e njerëzimit.