Përmirësohet gjendja shëndetësore e 23-vjeçares që ishte lënduar nga rënia e çatisë së objektit të komunës së Prishtinës
Është përmirësuar gjendja shëndetësore e 23-vjeçares, që disa dirë më parë ishte lënduar nga rënia e çatisë së objektit të komunës së Prishtinës.
23-vjeçarja trajtimin e saj është duke e marrë në Klinikën Intensive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
“Është pavarësuar nga aparatura e frymëmarrjes, vazhdon me qëndru relativisht stabile sa i përket parametrave vital. Do duhet të qëndrojë e monitoruar dhe e trajtuar edhe më tutje në mjekimin intensiv.” – tha Shefi i Intensivës, Shaqir Uka për Kallxo.com.