Përmendorja e Kurtit nxit reagime, Miftaraj: Dhurata më e mirë që e ka pranuar Albini për Shën Valentin - NACIONALE

Përmendorja e Kurtit nxit reagime, Miftaraj: Dhurata më e mirë që e ka pranuar Albini për Shën Valentin

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Po vazhdojnë edhe më tutje reagimet, pasi kryeministrit Albin Kurti iu ndërtua një përmendore në Peran të Podujevës.

Ndërkaq, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka thënë se kjo është dhurata më e mirë që e ka pranuar Kurti dhe jo vetëm.

“Dhurata më e mirë që ka pranuar Albin Kurti dhe jo vetëm Albini për Shën Valentin” – ka shkruar ai.

Ndryshe, përmendora u zbulua sot dhe në të mbahet edhe një shkrim “Shpresa e Fundit”.

Përmendorja është vendosur dhe zbuluar nga një mërgimtar.

Lajme të ngjashme