Përmenden puthjet e përqafimet në Kuvend, Konjufca: A bon edhe një herë për ato puthje, jam kryetar e s`i lejoj këto gjëra - NACIONALE

Përmenden puthjet e përqafimet në Kuvend, Konjufca: A bon edhe një herë për ato puthje, jam kryetar e s`i lejoj këto gjëra

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Lëvizja Vetëvendosje nuk po i pëlqen kërkesa për themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me nivelin e menaxhimit të marrëdhënies së punës të anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, të cilin po e kërkon opozita.

Deputeti i VV-së, Artan Abrashi, ka thënë se kjo nuk do të sillte asgjë konkrete.

Madje, ai ka ironizuar me deputetët e opozitës, të cilin ishin kohë më parë ishin përqafuar me ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, kur ishte ftuar në komisionin hetimor për energjinë.

E keni bërë nismës për komision hetimor për Martin Berishajn, ua kemi mbështet. Çfarë ka ndodhur në atë komision hetimor? Asnjë gjë nuk është gjetur. Përkundrazi ka përfunduar në puthje dhe përqafime”, ka thënë Abrashi.

Më pas, ka ndërhyrë kryeparlamentari Galuak Konjufca.

Duke ironizuar, Konjufca ka kërkuar sqarime për këto puthje dhe përqafime.

A bon edhe një herë për ato puthje, se unë jam kryetar i Kuvendit dhe nuk i lejoj këto gjëra”, ka thënë Konjufca.

Lajme të ngjashme