Përmbytjet nga shiu: Haradinaj kërkon që institucionet qendrore t’i dalin në ndihmë Gjakovës e Rahovecit - NACIONALE

Përmbytjet nga shiu: Haradinaj kërkon që institucionet qendrore t’i dalin në ndihmë Gjakovës e Rahovecit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas situatës emergjente në komunat, Gjakovë dhe Rahovec.

Pas dëmevë që shkaktoi e po shkakton shiu atje, Haradinaj ka kërkuar që institucionet qendërore në Prishtinë, të u dalin në ndihmë atyre lokale, në Gjakovë e Rahovec, në mënyrë që të kapërcehet kjo situatë.

I shqetësuar nga gjendja e krijuar në Gjakovë dhe Rahovec pas dëmeve të shkaktuara nga vërshimet dhe përmbytjet. Dëmet kanë përfshirë shtëpi banimi, ekonomi familjare, biznese, hapësira e objekte publike dhe toka bujqësore.

Jemi në përkrahje të kryetarëve të komunave Ardian Gjini dhe Smajl Latifi si dhe shtabeve emergjente të komunave Gjakovë e Rahovec, në përpjekjet e tyre që të jenë pranë qytetarëve të prekur nga kjo fatkeqësi natyrore.

Njëkohësisht, kërkojmë intervenim emergjent nga institucionet qendrore në Prishtinë dhe përkrahje direkte për mbulimin e dëmeve të shkaktuara.” Ka shkruar Haradinaj.

Lajme të ngjashme