Përmbytjet 'e qesin' në terren Sveçlën, sheh nga afër Gjakovën e Rahovecin pas reshjeve - NACIONALE

Përmbytjet 'e qesin' në terren Sveçlën, sheh nga afër Gjakovën e Rahovecin pas reshjeve

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i shoqëruar nga i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, kanë vizituar komunën e Gjakovës dhe atë të Rahovecit, pas vërshimeve.

Sveçla përmes një shkrimi në Facebook, tha se panë për së afërm gjendjen në këto dy komuna, ku ka pasur reshje të shumta.

Ai ka takuar kryetarin e Gjakovës, Ardian Gjini dhe atë ëtë Rahovecit, Smajl Latifi, me të cilët ka diksutuar zonat e prekura dhe dëmet që janë shkaktuar.

“Ministria e Punëve të Brendshme përmes Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave ka ofruar kontributin me zjarrfikës të cilët janë angazhuar në evakuim të familjeve në lagje të ndryshme.Policia e Kosovës dhe FSK është në koordinim të ngushtë me dy Komunat që t’iu përgjigjet kerkesave dhe nevojave të qytetarëve gjatë tërë kohës”, ka thënë tutje Sveçla.

Postimi i plotë i ministrit të punëve të Brendshme:

Sot, së bashku me Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, z.Elbert Krasniqi, Zëvendësministrin e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, z.Imri Demelezi, ud. Drejtori i AME, z.Shefki Abdullahu dhe zyrtarë të institucioneve përkatëse vizituam Komunën e Gjakovës dhe Rahovecit për të parë nga afër gjendjen në këto dy komuna pas vërshimeve dhe reshjeve të shumta.

Me kryetarin e Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini vizituam familjet në lagjet të cilat janë të prekura nga vërshimet. Gjatë kësaj vizite kuptuam nevojat e qytetarëve dhe ofruam përkrahjen e parezervë të organizmave reagues me qëllim të tejkalimit të situatës.

Me kryetarin e Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, vizituam fshatin Fortesë ku u njoftuam për dëmet të cilat janë shkaktuar nga reshjet e mëdha të shiut.

Ministria e Punëve të Brendshme përmes Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave ka ofruar kontributin me zjarrfikës të cilët janë angazhuar në evakuim të familjeve në lagje të ndryshme.

Policia e Kosovës dhe FSK është në koordinim të ngushtë me dy Komunat që t’iu përgjigjet kerkesave dhe nevojave të qytetarëve gjatë tërë kohës.

Lajme të ngjashme