Përmbyset barka me imigrantë në Kanalin Anglez, së paku 12 të vdekur
Së paku dymbëdhjetë persona vdiqën pas përmbytjes së një barke me imigrantë në Kanalin Anglez, sipas autoriteteve franceze.
Në raportime thuhet se numri i viktimave mund të jetë më i lartë. Roja bregdetare franceze më herët kishte thënë se të paktën dhjetë persona ndodheshin në gjendje kritike, raporton televizioni BBC.
Roja bregdetare franceze tha se mbi 50 persona ishin duke u shpëtuar gjatë një operacioni të madh në Kanalin Anglez dhe se shumë prej tyre kishin nevojë për trajtim urgjent mjekësor.
Në një deklaratë thuhet se të gjithë personat që ndodheshin në barkë ishin futur në ujë, pasi barka ishte ballafaquar me vështirësi afër kepit Cap Gris-Nez në mëngjes. Nuk është e qartë se sa persona ndodheshin në mjetin e lundrimit në atë kohë.