Përleshje për pronë, dy vëllezër në Mitrovicë përfundojnë në mbajtje - NACIONALE

Përleshje për pronë, dy vëllezër në Mitrovicë përfundojnë në mbajtje

4 muaj më parë

nga NACIONALE

Dy vëllezër janë arrestuar të premten në Mitrovicën e Jugut, pasi u përleshen fizikisht për një kontest pronësor.

Ngjarja ndodhi më 9 maj rreth orës 13:45. Gjatë sherrit, u lëndua edhe një person i tretë që tentoi t'i ndante.

Policia e Kosovës njoftoi se "viktima m/k e cila kishte tentuar t'i ndalojë të dyshuarit" pranoi trajtim mjekësor.

"Me vendim të prokurorit, pas inicimit të rastit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje", thuhet në raportin zyrtar.

Lajme të ngjashme