Përleshje mes tre personave në Podujevë, përdoren sëpatat e armët
Një përleshje mes tre personave ka ndodhur në fshatin Dumnicë të Podujeës.
Atje janë përdorur edhe armët e sëpatat.
Njoftimi:
“VRASJE NË TENTATIVË, ARMËMBAJTJE PA LEJE & Pjesëmarrje në rrahje- Dumnicë e Poshtme, Podujevë / 02.08.2025-20:44. Janë arrestuar tre të dyshuar kosovarë pasi të njëjtit për motive të panjohura janë përfshirë në rrahje në mes veti, dhe dyshohet se gjatë përleshjes ka pasë edhe të shtëna me armë zjarri. Si pasojë, njëri nga të dyshuarit ka pësuar lëndime nga një mjet i fortë-sëpatë, ndërsa i dyshuari tjetër është plagosur me armë zjarri. Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuari që ka shtënë me armë zjarri është arratisur nga vendi i ngjarjes. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar: dy vetura-njëra e dëmtuar, një sëpatë, dy sprej një shkop metali dhe tre zinxhirë dore. Lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.”