Përleshje mes nxënësve në Prishtinë, katër të lënduar dhe një i arrestuar - NACIONALE

Përleshje mes nxënësve në Prishtinë, katër të lënduar dhe një i arrestuar

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Katër nxënës në Prishtinë kanë pësuar lëndime trupore dhe një person është arrestuar si pasojë e një përleshjeje.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, një grup nxënësish, për motive të panjohura, janë përfshirë në rrahje ku edhe janë lënduar katër nxenës.

Raporti poashtu tregon se policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërkohë thuhet se person i arrestuar e vazhdon kujdesin mjekësor në QKUK nën sigurimin e policisë. Në konsultim me prokurorin e shtetit, rasti procedohet në procedurë të rregullt.

LËNDIM I RËNDË TRUPOR/Prishtinë 25.10.2022 – 18:55. Raportohet se një grup nxënësish për motive deri më tani të panjohura, janë përfshirë në rrahje, dhe si pasoj lëndime trupore kanë pësuar një i dyshuar mashkull kosovar i mitur dhe tre viktima meshkuj kosovar dy prej tyre të mitur. Njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes, i dyshuari është arrestuar dhe vazhdon kujdesin mjekësor në QKUK nën sigurimin e policisë, në konsultim me prokurorin e shtetit rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.

Lajme të ngjashme