Përleshje me thika në Ferizaj, lëndohet një person dhe arrestohen dy të tjerë - NACIONALE

Përleshje me thika në Ferizaj, lëndohet një person dhe arrestohen dy të tjerë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Dy persona të moshës 21 vjeçare janë arrestuar nëndyshimin se kanë therur me thikë një 23 vjeçar në Ferizaj.

PK përmes një njoftimit ka bërë të ditur se 23 vjeçar fillimisht është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj për ndihmë mjekësore dhe më pas është transportuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Më 25.01.2025, rreth orës 17:00, policia ka pranuar një informatë për një rast të lëndimit trupor (therje me thikë) në rrugën “12 Qershori” në Ferizaj. Sipas hetimeve fillestare, rrethanat që çuan në këtë rast ishin ende të paqarta. Viktima, një mashkull, rreth 23-vjeçar, fillimisht është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj për ndihmë mjekësore dhe më pas është transportuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë për trajtim të mëtejshëm”. – thuhet në njoftim.

Nga policia kanë bërë të ditur se dy të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në dërguar në mbajtje për 48 orë, ku edhe i është sekuestruar një thikë, që sipas PK me të cilën dyshohet se është shkaktuar lëndimi.

Falë një pune intensive hetimore dhe grumbullimit të informacioneve në terren, hetuesit rajonalë kanë arritur të identifikojnë dhe rreth orës 21:50 të arrestojnë dy persona të dyshuar të implikuar në këtë rast. Të dyshuarit, pas arrestimit, janë shoqëruar në stacionin policor. Pas intervistimit nga hetuesit dhe me vendim të prokurorit të rastit, dy personat e dyshuar, E.P. (M/K) dhe N.D. (M/K), të moshës 21 vjeç, janë ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejshme hetimore, ndërsa si provë materiale është sekuestruar arma e ftohtë ( thikë), me të cilën dyshohet se është shkaktuar lëndimi.” - thuhet në njoftimin e policisë.

Lajme të ngjashme