Përleshen tre persona te “Rrethi i Flamurit”, njëri dërgohet në QKUK
Një përleshje mes tre personave ka ndodhur pasditen e së mërkurës në zonën e njohur si “Rrethi i Flamurit” në Prishtinë.
Policia në raportin 24-orësh ka njoftuar se në incident kanë qenë të përfshirë një shtetas i Kosovës dhe dy shtetas nga Maqedonia e Veriut.
Njëri prej personave të përfshirë ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
“Si pasojë, njëri prej tyre pëson lëndime trupore dhe dërgohet për trajtim mjekësor në QKUK. Lidhur me rastin, me vendim të prokurorit, i dyshuari mashkull kosovar është arrestuar dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt” – thuhet në raport