Përkundër grevës, Kurti s’ia harron ditëlindjën Shpejtim Bulliqit: Urime kryetar
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka qëndruar sot gjatë ditës në Podujevë, e ku është pritur nga Shpejtim Bulliqi, kryetar i këtij qyteti.
Duke folur rreth mësimdhënies e mësimnxënies, Kurti ka shfrytëzuar rastin t’ia urojë ditëlindjen Bulliqit.
“Është kënaqësi e veçantë që në këtë ditë e në këtë mot kaq të mirë, të jemi bashkë me rastin e ndarjes së teksteve shkollore për nxënësit. E kryetari e ka në veçanti ditën e posaçme sot meqenëse e ka edhe ditëlindjen. Urime kryetar ditëlindjen, e shpresoj që do të bëjmë shumë punë të mbarë edhe në qeverisje qendore e lokale.