Përkrahësi i VV-së emërohet kryetar i bordit në një kompani publike - NACIONALE

Përkrahësi i VV-së emërohet kryetar i bordit në një kompani publike

1 vit më parë

nga NACIONALE

Qeveria e Kosovës ka emëruar në mbledhjen e sotme, Bordin e Kompanisë për Menaxhimin e Deponive.

Kryesues i Bordit është emëruar Avni Ramadani. Me një kërkim në rrjetet sociale, shihet përkrahja e tij e madhe ndaj Vetëvendosjes dhe kryeministrit Kurti.

Sidoqoftë, burimet i kanë thënë Nacionales, se Ramadani është njohës i mirë i fushës. Pavarësisht kësaj, për këto pozita kishin aplikuar rreth 100 kandidatë.

Ndërsa anëtarë të bordit u emëruan Mirlinda Ahmeti, Zoge Spahiu, Lindita Toçi, Bashkim Pllana dhe Goran Lazoviq.

Pamjet:

Lajme të ngjashme