Përkeqësohet situata në Shkodër, 480 familje mbesin të rrethuara nga uji - NACIONALE

Përkeqësohet situata në Shkodër, 480 familje mbesin të rrethuara nga uji

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Situata me vërshime në Shqipëri, është keqësuar gjatë ditës së sotme.

Zona më e prekur mbetët Shkodra, ku shumë familje kanë mbetur të ngujuara nga uji.

Këtë e ka konfirmuar edhe kryetari i bashkisë së Shkodrës, Tonin Dedaj, ku sipas tij situata me përmbytje në Shkodër është mjaft problematike.

Sipas Dedaj, deri më tani janë evakuuar 30 familje ku 482 të tjera kanë mbetur të rrethuara nga uji.

“Intensiteti i reshjeve ka rënë, por situata mbetet problematike në këtë bashki. Momentalisht që flasim, ka rreth 1855 hektarë tokë në prezencën e ujit dhe rreth 482 familje janë të rrethuara nga uji. Gjatë ditës së djeshme dhe sot vijon evakuimi i banorëve. 30 familje janë evakuuar deri më tani”, u shpreh ai.

Personat të cilët janë duke u evakuuar po vendosën në konviktet e universitetit të Shkodrës.

Zonat më problematike në Shkodër, sipas Dedaj janë Dajçi, Velipoja, Guri i Zi, Bërdicë si dhe një lagje e qytetit./abcnews

Lajme të ngjashme