Periskopi: PZAP rrëzon vendimin e paligjshëm të KQZ-së, për votimin në restorante - NACIONALE

Periskopi: PZAP rrëzon vendimin e paligjshëm të KQZ-së, për votimin në restorante

9 muaj më parë

nga NACIONALE

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka rrëzuar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, që të enjtën e kaluar kishte miratuar propozimin e Ministrisë së Jashtme që krahas votimit në përfaqësitë diplomatike, votimi të mundësohet edhe në 10 qendra tjera votimi.

Periskopi ka mësuar se vendimi është marrë të dielën pasdite.

Sipas ligjit për zgjedhjet e përgjithshme, votimi jashtë Kosovës duhet të organizohet në përfaqësi të Republikës së Kosovës.

Këto qendra votimi pritej të merreshin me qera nga Ministria e Jashtme e Kosovës, duke shënuar një moment të paprecedentë në organizimin e votimit jashtë Kosovës. Shumica prej tyre janë restorante.

Nacionale kishte raportuar, se vendimi i KQZ-së, përbënë shkelje të ligjit, për zgjedhjet e përgjithshme.

Lajme të ngjashme