flet për përgjimet e publikuara nga Nacionale: Prokuroria ta hetojë korrupsionin - NACIONALE

flet për përgjimet e publikuara nga Nacionale: Prokuroria ta hetojë korrupsionin

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra ka folur në seancën e Kuvendit në lidhje me dyshimet për afera korruptive në Ministrinë e Infrastrukturës.

Deputetja e PDK-së ka folur edhe për përgjimet e publikuara ditë më parë nga Nacionale, për aferat korruptive në Ministrinë e Liburn Aliut. Aty ku dëgjohej një zyrtar i kompanisë Infratek, duke kërkuar ryshfet. Në kompaninë ku kishte punuar edhe vetë këshilltari i Aliut, Florent Ramqaj.

“Në media janë publikuar përgjime që dëshmonin ryshfetin në Ministrinë e Infrastrukturës, në lidhje me rrugën Dollc Gjakovë”, tha deputetja.

“Auditori ka gjetur edhe dallavere të tjera për korrupsion e hajni. PDK-ja fton prokurorinë e shtetit t’i hetojë këto afera”, theksoi Blerta Deliu – Kodra.

Lajme të ngjashme