Përgatitjet për ditën e zgjedhjeve, KQZ mblidhet në ora 11:00 - NACIONALE

Përgatitjet për ditën e zgjedhjeve, KQZ mblidhet në ora 11:00

3 muaj më parë

nga NACIONALE

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të mbajë sot mbledhjen e radhës.

Në mbledhjen, e cila pritet të fillojë nga ora 11:00, do të diskutohet vetëm për një pikë të rendit të ditës.

Anëtarët e KQZ-së do të shqyrtojnë raportin e Sekretariatit të KQZ-së lidhur me përgatitjet për ditën e zgjedhjeve lokale, të cilat do të mbahen më 7 qershor 2026.

Lajme të ngjashme