Përfundon takimi Vuçiqit me serbët e Kosovës në Beograd, morën pjesë edhe Lista Serbe - NACIONALE

Përfundon takimi Vuçiqit me serbët e Kosovës në Beograd, morën pjesë edhe Lista Serbe

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Ka përfunduar në Beograd takimi i presidentit serb, Aleksandar Vuçiq me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova.

Takimi ka filluar në ora 11:00, ku të pranishëm ishin strukturat ilegale të Kosovës, zyrtarë të Listës Serbe, duke përfshirë edhe të kërkuarin nga Policia e Kosovës, Milan Radojçiq, ka zgjatur rreth një orë.

Gjatë këtij diskutimi u raportua se Vuçiq u ka përcjellë serbëve nga Kosova rrjedhën dhe rezultatet e raundit të fundit të dialogut në nivelin më të lartë të mbajtur të enjten në Bruksel

Kujtojmë se takimi i mbajtur në Bruksel mes kryeministrit Albin Kurti dhe Vuçiqit nuk prodhoi asnjë marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.

Lajme të ngjashme