Përfundon takimi në Rashkë, Petkoviq: Asociacioni do të normalizonte raportet
Ka përfunduar një takim i thirrur nga drejtuesi i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Petar Petkoviq, me liderët politikë serbë në Kosovë.
Petkoviq tha se ka qenë “diskutim i gjatë dhe i vështirë” ai i mbajtur në Rashkë të Serbisë.
Ai ka përmendur zbatimin e marrëveshjes për formimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, duke pretenduar se Asociacioni do të normalizonte raportet Kosovë – Serbi.
“Kam dëgjuar nga të gjithë përfaqësuesit e serbëve sot se duan të formojnë Asociacionin e Komunave Serbe. Nëse do të kishim sot ASK, nuk do të kishte ndodhur gjithçka që po ndodh sot”, ka thënë Petkoviq, raporton media serbe “Novosti”.
Qeveria e Republikës së Kosovës ka njoftuar se nga 1 gushti do të hyjë në fuqi vendimi për reciprocitet me Serbinë, për cështjen e njohjes së dokumenteve.