Përfundon takimi mes Osmanit dhe Escobar, ky i fundit nuk deklarohet për media - NACIONALE

Përfundon takimi mes Osmanit dhe Escobar, ky i fundit nuk deklarohet për media

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Takimi mes presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe emisarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka përfunduar.

Ky i fundit, për më shumë se një orë qëndroi në zyrën e Osmanit, por pas takimit, nuk ka pranuar që të prononcohet për media.

Escobar pritet që më vonë të takojë edhe krerët e partive opozitare në vend.

Ndërkaq, presidenca do të dalë me një komunikatë për media rreth takimit.

Vizita e Escobar vjen disa ditë pas takimit të Kurtit dhe Vuçiq në Bruksel, ku nuk pati marrëveshje për reciproctetin me targat dhe dokumentet serbe.

Lajme të ngjashme