Përfundon takimi Lajçak-Kurti - NACIONALE

Përfundon takimi Lajçak-Kurti

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ka përfunduar takimi mes ndërmjetësit evropian në dialog, Miroslav Lajçak dhe kryeministrit Albin Kurti.

Ky takim ka zgjatur rreth dy ore si dhe kjo është vizita e tretë që Lajçak ka bëre në Kosovë që nga takimi i 18 gushtit në Bruksel.

Pas takimit me Kurtin, Lajçak ka vazhduar takimin me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi.

Edhe pse nuk kishte një konference për media pas takimit, Kurti tha se pjesë e bisedës ishin marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë si dhe nevoja për intensifikimin e procesit të dialogut.

Lajme të ngjashme