Përfundon numërimi i votave nëpër QKN në katër komuna - NACIONALE

Përfundon numërimi i votave nëpër QKN në katër komuna

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Procesi i numërimit të votave nga zgjedhjet lokale po ecën me ritme të ndryshme nëpër komunat e vendit. Deri pasditen e së martës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka konfirmuar se në katër komuna — Han i Elezit, Junik, Mamushë dhe Zveçan — numërimi është përmbyllur plotësisht.

Në të njëjtën kohë, pas zgjidhjes së disa vështirësive teknike me lidhjen e internetit, janë rifilluar aktivitetet në Qendrat Komunale të Numërimit në Prishtinë, Podujevë dhe Kllokot.

Sipas njoftimit të KQZ-së, në këto qendra po zhvillohen paralelisht tri procese:

- verifikimi i rezultateve për zgjedhjet e kryetarëve të komunave,

- verifikimi i rezultateve të subjekteve politike për kuvendet komunale,

- si dhe numërimi i votave për kandidatët që garojnë për asamble komunale.

Lajme të ngjashme