Përfundon drafti i ligjit që ndalon përdorimin dhe shitjen e pijeve energjike për pesona nën 18 vjeç
Deputetja e Kuvendit të Kosovës Fitore Pacolli ka njotuar se ka përfunduar drafti i ligjit që ndalon përdorimin dhe shitjen për pesonat nën moshën 18 vjeçare.
Ky draft pritet t’i dërgohet Qeverisë për miratim e të kthehet në Kuvend për votim.
E plotë:
Më në fund përfunduam draftin e ligjit që ndalon përdorimin dhe shitjen e pijeve energjike për personat nën moshën 18 vjeç.
Drafti i dërgohet Qeverisë për miratim dhe përsëri kthehet në Kuvend për shqyrtim dhe votim.
Falenderoj të gjithë ata që e mbështetën këtë nismë.
Është në interesin e shtetit të rrisim fëmijë të shëndetshëm.