Përfundon dëshmia e dëshmitarit 61: Gjykimi në Hagë vazhdon nesër
Nesër në Hagë do të vazhdojë gjykimi në rastin e krerëve të UÇK-së.
Seanca e sotme u mbajt për pak kohë, pasi dëshmitari 61 përfundoi dëshminë. Si rezultat, gjykimi vazhdon nesër.
Një përmbledhje për dëshmitarin e lexoi prokurorja e rastit.
“Dëshmitari 01978 është arrestuar dhe ndaluar nga ushtarë të UÇK-së në ambiente të ndryshme gjatë disa javëve. Ai do të jap dëshmi për kushtet e ndalimit, punën që kanë bërë të ndaluarit, dhe procesin e marrjes në pyetje dhe rrahjet. Ai do të identifikojë disa ushtarë të UÇK-së dhe të ndaluar të tjerë bashkë me të”, tha prokurorja.
Kryegjyqtari Charles Smith theksoi se ata po insistojnë për një gjykim të drejtë dhe të shpejtë.