Përfundojnë takimet për dinarin në Bruksel - NACIONALE

Përfundojnë takimet për dinarin në Bruksel

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kanë përfunduar takimet në Bruksel mes delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë në lidhje me vendimin për dinarin. Kështu raporton Radio Evropa e Lirë.

Takimet ishin thirrur nga emisari evropian për dialogun, Miroslav Lajçak. Kosova në takim është përfaqësuar nga Ahmet Ismaili, guvernator i Bankës Qendrore të Kosovës.

Ndërkohë, nuk dihet nëse është marrë ndonjë vendim nga këto takime, pasi asnjëra nga palët nuk ka dalë me një deklaratë zyrtare.

Lajme të ngjashme