Përfshirja në listë e kandidatëve që lidhen me procesin e kompromitimi të votave, Totaj e kritikon kryesinë e PDK-së - NACIONALE

Përfshirja në listë e kandidatëve që lidhen me procesin e kompromitimi të votave, Totaj e kritikon kryesinë e PDK-së

3 muaj më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, e ka kritikuar Kryesinë e PDK-së që në listën për deputet kanë futur emrat të cilët përmendën në procesin e manipulimit të votave për zgjedhjet e 29 dhjetorit.

Ai ka bërë me dije se duke marrë për bazë qëndrimet e kryetarit të PDK-së, dega e Prizrenit ka reflektuar duke mos e propozuar asnjë kandidat që i është përmendur emri në procesin e manipulimit të votave.

Në profilin e tij në Facebook, Totaj ka shkruar se Kryesia e PDK-së nuk e ka mbajtur premtim.

“Kemi obligim që opinionin publik ta informojmë drejt. Pas kompromitimit të procesit të numërimit të votave në zgjedhjet nacionale të Dhjetorit 2025, kryetari i PDK-së z. Bedri Hamza, në një intervistë në TV Klan Kosova, kishte kërkuar reflektim dhe përgjegjësi nga lidershipi i degës së PDK-së në Prizren dhe nga unë si kryetar i saj. Pas konsultimeve të brendshme, unë dhe kryesia e degës në Prizren kemi reflektuar me përgjegjësi politike dhe morale. Personat emrat e të cilëve u përmendën në atë proces nuk janë propozuar nga dega e PDK-së në Prizren për të qenë pjesë e listës së kandidatëve. Madje, disa prej tyre janë tërhequr publikisht nga gara deri në përfundimin e procesit ligjor”, ka shkruar ai, duke u zotuar se do të angazhohet maksimalisht për këto zgjedhje.

“Megjithatë, në listën përfundimtare të PDK-së janë përfshirë kandidatë emrat e të cilëve janë përmendur në procesin e kompromituar të numërimit të votave. Sidoqoftë, ne do ta vazhdojmë garën me përkushtim të plotë dhe kontribut maksimal. Në vijim, lista e kandidatëve të propozuar nga dega e PDK-së në Prizren: 1. Faruk Bojaxhiu 2. Jona Hoxhaj 3. Shkelzen Kastrati 4. Endra Luzha 5. Adelina Beqiri-Minci 6. Betim Ramadani 7. Lumnije Rakaj 8. Xhafer Hoxha 9. Lajde Kolgjeraj”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme