Kreu me sukses të lartë kursin ushtarak në ShBA, togeri i FSK-së merr çmimin Dexter - NACIONALE

Kreu me sukses të lartë kursin ushtarak në ShBA, togeri i FSK-së merr çmimin Dexter

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Toger i FSK-së, Korab Seferi, ka përfunduar me sukses të lartë kursin "Signal Basic Officer Leaders Course" (SBOLC), në Fort Eisenhower Cyber Center of Excellence (CCoE) të ShBA-së.

Për këtë sukses, ai është nderuar me çmimin Dexter për performancë superiore akademike në ShBA.

Sipas njoftimi të FSK-së, përfundimi i këtij kursi ka për qëllim përgatitjen e oficerëve për Doktrinën e Operacioneve Ushtarake.

“Toger Korab Seferi ka përfunduar me sukses të lartë kursin "Signal Basic Officer Leaders Course" (SBOLC), në Fort Eisenhower Cyber Center of Excellence (CCoE) të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për shkak të arritjeve të larta akademike toger Seferi ka marr çmimin Dexter për performancë superiore akademike. Kursi Bazik i Oficerëve për Sinjale ka për qëllim përgatitjen e oficerëve për Doktrinën e Operacioneve Ushtarake, procedurat e udhëheqjes së trupave, procesin e vendimmarrjes ushtarake, sistemeve të informimit, planifikimin, ekzekutimin dhe menaxhimin e komunikimeve dhe menaxhimin e kërkesave për komunikim në nivel Batalioni dhe Brigade”, është thënë në njoftimin e FSK-së.

Lajme të ngjashme