Performanca e Fondit: Mbi 170 milionë € humbje të Trustit për 9 muaj
Me rezultate negative po vazhdon të përformojë Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës (FKPK).
Sipas raportit raportit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) për sistemin financiar deri në muajin shtator të këtij viti, humbjet e Trustit për periudhën janar-shtator 2022 arrijnë shumën e përgjithshme prej 170.5 milionë €, raporton portali Front Online.
Duke u thirrur në raport vlera e përgjithshme e aseteve të Trustit kalon shifrën prej 2.3 miliardë €.
E ndërkohë për mjetet e kursimeve në trust, tashmë është e hapur një iniciatvë. Ajo për tërheqjen e 30 për qint të kursimeve pensionale inicuar nga deputeti i PDK-së Bekim Haxhiu. Tash kjo nismë po përkrahet edhe nga disa Iniciativa qytetarë. Kjo punë në Kuvendi nga deputetët pritet që të ri-diskutohet së shpejti.
Kujtojmë se javën e kaluar lidhur me tërheqjen e mjeteve të Trustit është protestuar në qendër të Prishtinës.