Përdoret arma në Obiliq, qytetari ankohet se u sulmua nga tre persona të panjohur - NACIONALE

Përdoret arma në Obiliq, qytetari ankohet se u sulmua nga tre persona të panjohur

1 vit më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka njoftuar për një përdorim të armës dhe lëndim trupor në Obiliq.

Një qytetar është ankuar se tre persona të dyshuar, që ende janë të panjohur, kanë shtënë me arme zjarri.

Pastaj, gjithnjë sipas raportit të PK-së, qytetari është sulmuar fizikisht.

“PËRDORIM I ARMËS /LËNDIM TRUPOR

Obiliq 31.10.2024 – 01:10. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se tre të dyshuar të panjohur kanë shtënë me armë zjarri dhe e kanë sulmuar fizikisht duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK ndërsa në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime” – thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.

Lajme të ngjashme