Përdoren dronë për gjetjen e fëmijës së humbur, pritet të angazhohet edhe FSK-ja
Në Gjilan është raportuar sot për zhdukjen e një fëmije, duke mobilizuar menjëherë autoritetet.
Familjarët kanë kërkuar ndihmë për të Alpin, ndërsa është nisur një operacion kërkim-shpëtimi.
Mentor Maloku, nënkryetar i Shoqatës për Kërkim – Shpëtim, ka thënë për Klan Kosova se kërkimet janë duke u zhvilluar me dronë.
“Kërkimet janë duke u zhvilluar me dronë. Fillimisht jemi duke kërkuar në një perimetër më të ngushtë e pastaj do të shkojmë duke e zgjeruar kërkimin. Jemi të fokusuar po ashtu edhe në kontrollimin e shtëpive dhe objekteve të pabanuara”, deklaroi Maloku.
“Në vendin e ngjarjes janë policia po i presim të vijnë edhe pjesëtarët e FSK-së. Operacioni i kërkimit po zhvillohet në qytetin e Gjilanit”, theksoi ai.
Për çdo informacion rreth vendndodhjes së Alpit, qytetarët luten të kontaktojnë menjëherë në numrin e telefonit 049902750.