Përçarje në Guxo? Statovci e lavdëron fort Osmanin: Gruaja që e bëri ndryshimin e madh
Dje Vjosa Osmani, presidente e Kosovës, dhe Donika Gërvalla, ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, u përplasnë në mënyrë publike rreth letrës që MPJD-ja e dërgoi në adresë të Këshillit të Evropës.
Më saktë, Presidenca e Kosovës e përgenjështroi dy herë MPJD-në, duke e akuzuar për mungesë të bashkëpunimit e koordinimit.
Megjithatë, një deputete e partisë “GUXO” ka pasur fjalë të mëdha për Osmanin një ditë pas krejt kësaj përplasjeje publike. Jeta Statovci, deputete e partisë “GUXO”, ka lavdëruar Osmanin.
Në urimin e ditëlindjes, Statovci e ka quajtur Osmanin “gruaja që e bëri ndryshimin e madh”.
“Sot është ditëlindja e Presidentes Vjosa Osmani, gruaja që bëri ndryshimin e madh, e që na mësoi shumë, një brezi të ri politik.
Një dhuratë ideale do të ishte një lajm i mirë për sukses të Kosovës në KiE, meqë Kosova është përkushtimi yt më i madh.
Urime zonja Presidente!” – ka shkruar deputetja Statovci.