“Për t’u mirëpritur, hapa pozitivë”: Borrell përshëndet njohjen e ndërsjellë të targave mes Kosovës dhe Serbisë
Vendimi për njohjen dhe pranimin reciprok të targave ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe heqja e regjimit të afisheve (stikersave) “është për t’u mirëpritur”, ka thënë Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell.
“BE mirëpret vendimin e Kosovës dhe Serbisë që zyrtarishst t’ua njohin njëra-tjetrës targat dhe heqjen e tërësishme të regjimit të afisheve”, ka thënë Borrell, siç e citoi KoSSeV.
Në të njëjtën kohë Borrell këto vendime i quajti “hapa pozitivë” në zbatimin e Marrëveshjes Bazike për normalizim të marrëdhënieve.