Për shkak të reshjeve të shiut, nesër nuk mbahet mësim në disa shkolla të Istogut - NACIONALE

Për shkak të reshjeve të shiut, nesër nuk mbahet mësim në disa shkolla të Istogut

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Komuna e Istogut ka njoftuar se në disa shkolla të kësaj komune, nesër me datë 21 nëntor 2022 nuk do të mbahet mësim.

Sipas komunës është vështirësuar qarkullimi dhe paraqitet rreziku i kalimit të nxënësve në atë pjesë.

Të nderuar mësimdhënës, nxënës dhe ju prindër pas reshjeve të mëdha të shiut në Komunën e Istogut, është vështirësuar qarkullimi dhe për shkak të rrezikut që paraqet kalimi i nxënësve në ato rrugë ndërprehet mësimi për ditën e nesërme me 21.11.2022 në këto shkolla: Gjimnazi "Haxhi Zeka" Istog, SHFMU "Bajram Curri" në Istog, Kopshti i Fëmijëve "Gëzimi Ynë" në Istog dhe SHFMU "Ndre Mjeda" në Rakosh. Në shkollat e tjera mësimi do të zhvillohet normalisht”, thuhet në njoftimin e komunës.

Për shkak të situatës së krijuar pas reshjeve të shumta të shiut, Kryetari i Komunës së Istogut, Ilir Ferati ka mbajtur mbledhje me Shtabin Emergjent të Komunës.

Ferati, ka thirrur në takim të përbashkët Drejtor të Drejtorive, Komandantin e Policisë së Kosovës në Istog, FSK-në dhe Zjarrfikësit.

Në këtë mbledhje u diskutua lidhur me situatën e krijuar në vend, ata gjithashtu kanë dal në terren duke bërë ndërhyrjet e nevojshme me makineritë që i ka komuna në dispozicion

Lajme të ngjashme