Për reformën zgjedhore flitet sot në mbledhjen Komisionit Ad-Hoc - NACIONALE

Për reformën zgjedhore flitet sot në mbledhjen Komisionit Ad-Hoc

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sot është planifikuar që të mbahet punëtori nga ana e Komisionit Ad-Hoc për Reformën Zgjedhore në Kosovë. Në punëtori do të marrin pjesë zyrtarë nga KQZ, OSBE, përfaqësues nga ambasadat e huaja etj.

Në këtë mbledhje do të prezantohen dhe diskutimet e rekomandimeve të KQZ-së në Komisionin Ad Hoc të Kuvendit.

Do të flasin Kreshnik Radoniqi, kryetar i KQZ-së, Abelard Tahiri, kryetar i Komisionit Ad Hoc për Reformën Zgjedhore në Kosovë, Ambasadori Michael Davenport, shef i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Dominic Howell, ekspert i Mbretërisë së Bashkuar i cili ka hartuar rekomandimet etj.

Ndryshe muaj më parë me 71 vota për, asnjë kundër dhe një abstenim Kuvendi i Kosovës ka themeluar Komisionin Ad-hoc për Reformën Zgjedhore në Kosovë.

Pjesë e këtij komisioni janë deputetë e partive politike, ndërsa udhëhiqet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK).

Lajme të ngjashme