Për një javë, Policia konfiskon shtatë armë zjarri në Prishtinë - NACIONALE

Për një javë, Policia konfiskon shtatë armë zjarri në Prishtinë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka realizuar disa aktivitete gjatë javës së kaluar, ku ka sekuestruar shtatë armë zjarri të kalibrave të ndryshëm dhe dhjetëra municione.

Në njoftimin e policisë, thuhet se janë shqiptuar 4733 gjobitje për shkelje të ndryshme të kundërvajtjeve kundërvajtjeve dhe shkeljeve të kodit rrugor.

“Në po të njëjtën periudhë kohore, nga aktivitete të tilla ka rezultuar shqiptimi 4733 masave administrative me gjobë për lloje të ndryshme të kundërvajtjeve dhe shkeljeve të kodit rrugor”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, aktivitetet policore janë shtrirë edhe në segmente të tjera të sigurisë.

“Në përputhje me urdhëresat, pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë, janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa” thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme